Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident i rëndë në Ferizaj, vdes një grua

Një person ka vdekur në një aksident trafiku në Ferizaj. Aksidenti ka ndodhur të hënën në ora 12:53, në dalje të fshatit Talinofc i Muhaxherëve.

Policia njofton se viktima është grua me inicialet K.G., rreth 36-vjeçare.

Lëndime trupore kanë  pësuar shoferi i automjetit A.G., i moshës 18-vjeçare dhe pasagjeri L.G., i moshës 20-vjeçare.

“Aksidenti i komunikacionit dyshohet të ketë ndodhur, derisa një automjet civil i udhëtarëve Opel me targa vendore ishte duke lëvizur në rrugën lokale nga Ferizaj në drejtim të fshatit Sazli dhe posa arrin në dalje të fshatit Talinovc i Muhaxherëve, për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve në rrugë ( mot me shi) shoferi e humb kontrollin mbi automjet dhe kalon në anën e kundërt të drejtimit të lëvizjes dhe godet një shtyllë elektrike të betonit”, thuhet në njoftimin policor.

Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë, zjarrfikësit dhe autoambulanca. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Artikuj të ngjashëm