Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy persona u gjetën të vdekur të enjten

shiriti i Policisë

FOTO: Ilustrim

Dy persona, në raste të ndara, janë gjetur të vdekur të enjten.

Një grua raportohet se u gjet afër shtëpisë së saj në jug të Mitrovicës.

“Raportohet se në afërsi të shtëpisë së saj, është gjetur pa shenja jete ,viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e PK-së.

Ndërsa, në Gjakovë është gjetur në banesën e tij një burrë i vdekur.

“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, njoftoi Policia.

Trupat e pajetë janë dërguar për obduksion.

LEXO EDHE:

 

Artikuj të ngjashëm