Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy persona therin dy të tjerë në Istog, arrestohen

Dy persona janë arrestuar dje në Istog pasi kanë therur dy të tjerë pas një mosmarrëveshje, raporton Policia e Kosovës, transmeton Koha.net.

Përmes një komunikate për media Policia e Kosovës për media bën të ditur se, “janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar me thikë dhe mjete të forta dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë”.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje, thotë PK.