Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy persona rrihen në Ferizaj, një arrestohet e një arratiset

Një person është arrestuar pas një rrahje që ka pasur me një person tjetër në rrugën “Ahmet Kaçaniku” në Ferizaj të hënën në mesditë.

Sipas raportit të policisë, te i dyshuari janë konfiskuar një revole me pesë fishekë.

Ai është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati.