Dy persona janë ndaluar për 48 orë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale të kanosjes ndaj gazetarëve.
Të ndaluarit janë personat me iniciale R.S. dhe T.P..
R.S. dyshohet se e ka kanosur gazetarin Sh.K. duke i kërkuar ta largojë nga portali një shkrim të tij, ndërsa T.P. dyshohet se e ka kanosur gazetarin G.G., përmes rrjeteve sociale.
“Të dyshuarit ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh, derisa ndaj të njëjtëve do të ndërmerren veprimet e mëtejme procedurale”, ka njoftuar prokuroria.
Artikuj të ngjashëm
-
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për kanosje ndaj një gazetari
-
Ndalohet pë 48 orë një i dyshuar që e kërcënoi një gazetar
-
Aktakuzë ndaj personave që dyshohet se ngacmuan e kanosën dy gazetarë
-
Ndalohet një i dyshuar për kërcënimin e gazetarit Betim Musliu dhe redaksisë së “Betimit për Drejtësi”
-
Ndalohet një i dyshuar për kanosjen e një prokurori në Prishtinë