Vazhdojnë aksidentet me fatalitet në Kosovë,, katër viktima brenda 24 orëve të fundit.
Para pak çastesh në komunën e Suharekës ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, me ç’rast kanë humbur jetë dy burra.
Sabit Berisha, kapiten në Policinë e Kosovës në Rajonin e Prizrenit, për Koha.net ka konfirmuar se dy burra kanë vdekur me këtë rast nga aksidenti në të cilën janë përfshirë dy vetura.
“Rreth orës 15:13 ka ndodhur një aksident në të cilën janë përfshirë dy vetura, njëra me tabela të huaja dhe njëra me tabela vendore. Në veturën me tabela vendore kanë vdekur dy persona, kurse dy fëmijë janë lënduar por janë jashtë rrezikut për jetë. Personi nga vetura me tabela të huaja është ndalur. Viktimat janë të moshës 37-38 vjet”, ka thënë Berisha.
-
Policia jep detaje për aksidentin në Suharekë ku humbën jetën dy persona
-
Aksident në Suharekë, vdesin dy persona
-
Gjashtë viktima në trafik për 24 orë në Kosovë
-
Katër viktima në 24 orë nga aksidentet në Kosovë
-
Një i vdekur e 4 të lënduar në aksidentin mes veturës dhe autobusit në rrugën Suharekë - Shtime