Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një grua që së bashku me dy fëmijë kanë vjedhur dy biçikleta në Fushë-Kosovë.
Sipas raportit të Policisë pas arrestimit të saj dhe sekuestrimit të biçikletave, janë intervistuar edhe prindërit e fëmijëve.
Rasti po tretohet si keqtrajtim apo braktisje e fëmijës dhe vjedhje.
“Fushë Kosovë 10.09.2023 – 18:30. Raportohet se në një qendër tregtare janë vjedhur dy biçikleta nga fëmijë, njësitë relevante policore kanë arritur të identifikojnë kryerësit dhe kanë siguruar prova se në momentet e vjedhjes së bashku me fëmijët ka qenë edhe e dyshuara femër kosovare e cila është arrestuar, pastaj në cilësinë e të dyshuarve për veprën penale keqtrajtim apo braktisje e fëmijës janë intervistuar prindërit e fëmijëve (dy të dyshuar meshkuj kosovar)”, thuhet në raportin e Policisë.
Biçikletat thuhet se janë sekuestruar dhe janë kthyer në qendrën tregtare dhe me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Rasti thuhet se po vazhdon të hetohet.
-
Tre persona arrestohen për vjedhje në Fushë-Kosovë, dy dërgohen në mbajtje
-
Një grua në Graqanicë arrestohet se keqtrajtoi fëmijët e saj të mitur
-
Arrestohet një grua për keqtrajtim të fëmijës
-
Arrestohet një grua për keqtrajtim të fëmijëve, njërit i jepet ndihmë mjekësore
-
I mituri në Fushë-Kosovë arrestohet pasi kapet me motoçikleta të vjedhura