Dy fëmijë kanë marrë lëndime trupore pasi është rrëzuar skena në sheshin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Siç ka konfirmuar Policia për KOHËN, fëmijët kanë pranuar trajtim mjekësor.
“Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën se në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, është rrëzuar një binë skene. Si pasojë e këtij incidenti janë lënduar dy persona(fëmijë). Të njëjtit kanë pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor. Me rastin po merret stacioni i Podujevës”, thuhet në përgjigjen e Policisë.