Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se u është bllokuar pasuria dy fajdexhinjve në këtë komunë.
Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, i ka thënë KOHËS se dy të pandehurve, përpos parave, u janë bllokuar edhe një banesë me 90 metra katrorë, një shtëpi dykatëshe dhe katër parcela me sipërfaqe 30.542 metra katrorë tokë.
“Është parashtruar edhe kërkesa për lëshimin e urdhrit ndalues për këto pasuri. Gjithashtu, në këtë rast kjo prokurori ka bllokuar edhe mbi 50.000 euro në llogaritë bankare të të pandehurit”, thuhet tutje në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Prokuroria e Pejës për tre muaj sekuestroi 20 vetura dhe rreth 50 kilogramë ari
-
Aktakuzë ndaj një personi në Pejë për pastrim të parave
-
Muhaxheri mohon shkelje, MAPL shpall të kundërligjshëm vendimin për këmbim të pronës
-
Komuna miratoi këmbimin me katër pronarë privatë, vetëm Qehaja Group në dijeni të vendimit
-
Nga ujë në beton: Dyshime për kurdisje të këmbimit të pronës milionëshe nga Komuna e Pejës