Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë kundër A.V. për veprën penale “Pastrim i parave”.
Siç bëhet e ditur nga komunikata për media, vepra ka ndodhur në vitin 2019, ku i pandehuri kishte pranuar 50.000 euro, për të cilat Prokuroria thotë se vinin nga ndonjë aktivitet kriminal, dhe i kishte deponuar ato kinse nga shitja e shtëpisë.
“Sipas aktakuzës, i pandehuri A.V., me datë 26 shtator 2019 në Pejë, duke qenë në dijeni se pasuria e caktuar buron nga ndonjë formë e aktivitetit kriminal, transferon pasurinë me qëllim të fshehjes apo të maskimit të natyrës apo burimit, deponon në bankë shumën prej 50.000 (pesëdhjetëmijë) euro kinse nga shitja e shtëpisë dhe merr kredi bankare në shumën prej 20.000 (njëzetmijë) euro, ku të gjitha të hollat, i transferon në dy llogari bankare të shitësve A.Ll dhe A.Ll në shumë totale prej 70.000 (shtatëdhjetë) mijë euro, me të cilët lidh edhe kontratë, e që në fakt nga shitja e shtëpisë nuk pranon asnjë të hyrë”, thuhet në njoftim.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënojë sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.
-
Grabitën mbi 1.600 euro, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj katër personave
-
Arrestohet në Pejë i dyshuari për disa vjedhje
-
Prokuroria e Pejës për tre muaj sekuestroi 20 vetura dhe rreth 50 kilogramë ari
-
Arrestohet një grua në Pejë për vjedhjen e mbi 176 mijë dollarëve dhe mijëra eurove
-
Nga zonë ujore në tokë ndërtimore, si u hap rruga për këmbimin milionësh në Pejë