Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy arrestime për sulmim të prindërve

Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht prindërit e tij.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Koha.net .

Edhe në Suharekë, është arrestuar një i dyshuar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër dhe kishte dëmtuar orenditë e shtëpisë së saj, njofton kumtesa nga Policia e Kosovës .

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.