Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy aksidente në Veternik, lëndohen pesë persona

Pesë persona kanë mbetur të lënduar në dy aksidentet e ndodhura në Prishtinë.

Këtë për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ku ka thënë se aksidenti i parë në të cilin kanë mbetur të lënduar tre persona, ka ndodhur të hënën rreth orës 16:40 në Veternik, në të cilin janë përfshirë dy automjete.

Aksidenti tjetër në po këtë lagje, ka ndodhur rreth orës 18, ku janë përfshirë tri automjete dhe janë lënduar dy persona.

Hoxha ka njoftuar se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe njësitet kompetente të trafikur rrugor janë duke u marrë me rastin.

Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, posaçërisht tek drejtuesit e automjeteve që drejtimin e automjeteve të tyre, ta përshtatin me kushtet dhe rrethanat në rrugë, duke iu përmbajtur rregullave në trafik, në mënyrë që të shmangen aksidentet rrugore”, ka thënë ai për KOHËN.

Artikuj të ngjashëm