Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy aksidente brenda një ore në Astrazub të Malishevës

Dy aksidente për më pak se një orë kanë ndodhur dje në fshatin Astrazub të Malishevës.

I pari ka ndodhur rreth orës 09:30, kur është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një kamioni dhe një kamionete.

“Si pasoj e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar viktima dhe një pasagjer mashkull shqiptar dhe të njëjtit dërgohen për tretman mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës për 24 orët e fundit, përcjell Koha.net.

Aksidenti i dytë është shënuar në orën 10:20, kur i dyshuari mashkull shqiptar përderisa ishte duke drejtuar motoçikletën duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, humb kontrollin mbi motoçikletën dhe aksidentohet.

Si pasoj e aksidentit i dyshuari pëson lëndime trupore dhe i njëjti dërgohet për tretman mjekësor në QKUK.