Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim shtetasin 58-vjeçar Halil Ismajli, banues në Kosovë.
Sipas burimeve policore, Ismajli ka humbur më datë 10.08.2017.Shtetasi i mësipërm kishte ardhur me pushime me familjen në lagjen Nr.13, Plazh, Durrës.
“Është rreth 1.73 cm i gjatë dhe ka të veshur një bluzë ngjyrë gri me mëngë të shkurtra dhe pantallona ngjyrë të zezë”, thuhet në njoftimin e policisë, transmetojnë medie shqiptare.
Ndërkohë nga deklarimet e familjarëve rezulton se vuan nga skleroza.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës fton çdo shtetas, I cili e identifikon të kontaktojë në numrin 0694102217.
Artikuj të ngjashëm
-
Zhduket një kosovar 55 vjeç në Durrës
-
Raportohet i zhdukur prej gati tri vjetësh një shtetas i huaj në Fushë-Kosovë
-
Zhduket një person në Istog, policia kërkon ndihmë për gjetjen e tij
-
Shkoi për pushime në Shqipëri, shpallet i zhdukur tash e pesë ditë
-
Raportohet për një të zhdukur në Fushë-Kosovë, Policia nis hetimet