Një person është vetëplagosur në Drenas të dielën në mbrëmje pasi ka shkrepur aksidentalisht revolen e tij me leje, në momentin kur po e pastronte.
Sipas njoftimit në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Pas trajtimit është liruar për në shtëpi.
Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një revole, dy karikatorë, një gëzhojë dhe 16 fishekë.
Prokurori i shtetit ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.