Një dron i Policisë në Preston të Anglisë ka zënë dy plantacione me kanabis, duke çuar në arrestimin e dy të rinjve nga Shqipëria.
Pamjet e kapura nga kamera e dronit kanë shfaqur kanabisin në dy shtëpi në zonën St. Matthew, të enjten e 27 gushtit.
Policia menjëherë kishte shkuar në vendin e ngjarjes duke kapur më shumë se 500 bimë të madhësive të ndryshme. Sipas njoftimit nga policia, disa prej bimëve tashmë ishin bërë gati për t’u nxjerrë në shitje, kanë raportuar mediat lokale.
Dy shqiptarët, rreth moshës 20-vjeçare, janë dërguar në mbajtje.
Preston NPT Task Force, with the help of @LancsTacOps Drones Thermal Camera, have uncovered two addresses used to Cultivate Cannabis, with over 500 plants inside.
— Preston Police (@PrestonPolice) August 28, 2020
Two Albanian males have been arrested and are awaiting interview by Immigration.#NoWhereToHideInLancs #Teamwork pic.twitter.com/LCKl1a5uwO

-
Arrestohen dy persona në Podujevë, policia zbulon plantacion me 201 bimë kanabis
-
Arrestohen dy shqiptarë në Gjermani, policia gjeti një plantacion kanabisi
-
Arrestohen tre shqiptarë në Britaninë e Madhe, iu kap ferma ku kultivonin kanabis
-
Zbulohet një plantacion i kanabisit në Gjermani, arrestohet një shqiptar
-
Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Prishtinë pasi dyshohet se kultivonte bimë kanabis