Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dorëzon pushkën me 67 fishekë

Në Podujevë, njësiti i Policisë së Kosovës, pas pranimit të një informate se i dyshuari mashkull K-Shqiptar posedon armë, ka kontaktuar të dyshuarin, njofton raporti ditor i Policisë.

Me këtë rast i dyshimti ka dorëzuar armën AK-47 me dy karikatorë me 67 fishekë, transmeton Koha.net.

Nuk raportohet për të arrestuar, me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.