Në qendër Hanoverit të Gjermanisë të enjten është vrarë një shqiptar nga Kosova, 30-vjeçar A.N.
Siç është bërë e ditur nga mediat, 30-vjeçari është qëlluar me armë zjarri në një nga kryqëzimet e Hanoverit, teksa ndodhej brenda automjetit të tij tip “Porsche Cayenne”, ku si pasojë mbeti i vrarë në vend.
Lidhur rastin, i dyshuari Rinor Z. nga Kosova u përball me autoritetet sot pasdite.
Ai është shfaqur i shoqëruar nga avokati i tij Clemens Angerer teksa edhe i është shpallur urdhri i arrestit.
I dyshuari tani është në paraburgim. Prokuroria publike akuzon atë për vrasje, raporton rnd.de.
Artikuj të ngjashëm
-
52-vjeçari nga Kosova vret pronarin e një lokali në Gjermani
-
Një kosovar në Gjermani vritet nga ish-i dashuri i partneres
-
Policia gjermane në kërkim të një shqiptari, dyshohet se vrau një 31-vjeçar
-
Vritet një shqiptar 25-vjeçar në Gjermani
-
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e një shqiptari 20-vjeçar në Zvicër