Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dogana njofton se parandaloi tri raste të kontrabandës

Dogana e Kosovës ka njoftuar për parandalimin e tri rasteve të kontrabandës. Dogana ka njoftuar se në një rast në Gjakovë është gjetur një sasi e konsiderueshme e cigareve, cigareve elektronike dhe produkteve tjera të duhanit pa dokumente përcjellëse dhe është konstatuar se janë kontrabanduar në Kosovë.

Në rastin e dytë është parandaluar një rast i kontrabandimit të një makine hidraulike për prerjen e drurëve.

E në rastin e tretë në magjistralen Ferizaj – Ka[anik është zbuluar një veturë që po transportonte mallra me origjinë të huaj, e për të cilët nuk posedonte dokumentacion. Mallrat është konstatuar se janë kontrabanduar në Kosovë.

“Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse ndaj personave përgjegjës. Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.