Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka filluar operacioni ndërkombëtar “Kladius” kundër kontrabandës.
Dogana ka njoftuar se të martën në pikëkalimin kufitar në Vërmicë është ndaluar një veturë që vinte nga Shqipëria, ku është gjetur një sasi e konsiderueshme e duhanit të përpunuar.
Dogana ka thënë se operacioni “Kladius” ka synim të parandalohet lëvizja e mallrave të paligjshme nëpërmjet rrugëve brenda Ballkanit perëndimor.
“Dogana e Kosovës në kuadër të operacionit ndërkombëtar KLADIUS ku janë duke marr pjesë Doganat e Ballkanit perëndimor ka gjetur rezultatet e para në luftën kundër kontrabandës. Sot njësit e Doganës pjesëmarrëse në operacion kanë ndaluar një automjet që vinte nga Republika e Shqipërisë ku gjatë kontrollit janë gjetur një sasi e duhanit e përpunuar e fshehur në automjetin e udhëtareve e cila gjithashtu ishe e gatshme për shitje të mëtejme. Mallrat janë konfiskuar dhe ndaj personit përgjegjës ka filluar procedura kundërvajtëse. Operacioni KLAUDIUS fokusohet në parandalimin e lëvizjeve të mallrave të paligjshme nëpërmjet rrugëve brenda Ballkanit Perëndimor përmes intensifikimit të kontrolleve në pikat e kalimit me rrezik të lartë në të gjithë rajonin si dhe shkëmbimit e informacionit në kohë reale ndërmjet administratave doganore Ky operacion ndërkombëtar do të zgjat rreth 5 ditë dhe Dogana e Kosovës arriti rezultatet e para”, tha Dogana e Kosovës.
-
Në Viti sekuestrohen rreth 300 kg duhan, dyshohet se u kontrabandua nga Maqedonia e Veriut
-
Parandalohet kontrabandimi i rreth 150 kilogramëve duhan nga Serbia
-
Gjendet kokainë në një veturë që po kalonte kufirin nga Shqipëria, arrestohet i dyshuari
-
Dogana: 250 kg kanabis u zunë bazuar në informatat e AKI-së
-
Dogana njofton për rastet e kontrabandës në pikat kufitare gjatë tetorit, u zunë edhe narkotikë