Dogana e Kosovës ka realizuar disa operacione kontrolli gjatë kësaj jave të cilat kanë çuar në zbulimin e aktiviteteve të ndryshme të paligjshme në disa lokacione të ndryshme të vendit.
Në Fushë-Kosovë zyrtarët e Doganës kanë organizuar një kontroll në një subjekt. Gjatë këtij kontrolli, është zbuluar një hapësirë për prodhimin/falsifikimin e mallrave dhe mallra pa prejardhje të qartë.
Konkretisht, janë sekuestruar: 9,560 copë maica për të rritur me marka të ndryshme; 4,300 copë etiketa letre me mbishkrimin e firmave të njohura; Disa makina qepje.
Më pas janë ngritur kallëzime penale për tregti të ndaluar, prodhim të paautorizuar si dhe mashtrim të konsumatorëve.
Në Mitrovicë, njësitet doganore kanë kryer kontroll në një subjekt që merrej me shitjen e automjeteve të përdorura. Gjatë këtij kontrolli, janë identifikuar 37 automjete të ndryshme të pazhdoganuara, të cilat subjekti kishte për qëllim t’i përdorte për pjesë këmbimi.
“Automjetet janë dërguar për verifikim për të parë nëse janë të kërkuara, dhe pas përfundimit të kësaj procedure, rasti do të trajtohet më tej në koordinim me Prokurorinë”, thuhet në njoftimin e Doganës.
E, në Gjilan, Dogana ka kryer kontroll në një subjekt tjetër, pas pranimit të një informate përmes rrugëve operative. Gjatë këtij kontrolli, është zbuluar dhe sekuestruar mall pa dokumentacion, i cili dyshohet se është kontrabanduar në Kosovë.
Edhe
Dogana zë veshmbathje e këpucë të padeklaruara në një kamion në Vërmicë, vlera mbi 72 mijë euro
Malli i sekuestruar përfshin: 10 copë helmeta të ndryshme për motoçikleta - të reja; 16 copë goma të ndryshme për motoçikleta - të reja; 3 copë maska ballore për motoçikleta Yamaha Nmax - të përdorura.
Ndaj palës janë iniciuar procedurat kundërvajtëse.
-
Aksioni në veri - 10 të arrestuar, 200 mijë euro mall i kontrabanduar e 22 automjete
-
Policia në veri sekuestron mbi 5.500 boksa cigare të kontrabanduara
-
Bastisen pesë depo biznesesh, sekuestrohen mbathje sportive e veshje në vlerë rreth 800 mijë euro
-
Zbulohen mallra mbi 500 mijë euro të dyshuara për kontrabandë në Prishtinë





