Dogana e Kosovës ka bërë një konfiskim të mallit të kontrabanduar, i cili vlerën e mbi pesë mijë eurove.
Në aksionin e Doganës, personi i dyshuar është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë.
‘’Pas një hetimi penal, bazuar në urdhëresën e Gjykatës, dje në orët e pasdites, njësitet e Doganës se Kosovës kanë ushtruar kontroll në disa lokacione private në rajonin e Prizrenit dhe Fushë Kosovës, me qëllim të gjetjes së provave dhe mallrave të kontrabanduara’’, thuhet në njoftim.
Si rezultat, zyrtarët e Doganës kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë mallra të kontrabanduara në sasi të konsiderueshme, të cilat nëse do të vendoseshin në treg, do të shkaktonin humbje buxhetit.
Mallrat e gjetura janë konfiskuar të gjitha.
Edhe
Arrestohet një i dyshuar për kontrabandim të mallit
Cigare 278,960 copë
Poqa te thjeshta elektrike 1600 copë
Bombone 45 Kg
Çamçakëz 81 Kg
Edhe
Dogana sekuestron cigare elektrike me vlerë rreth 12 mijë euro
Brisqe të rrojës 244 Komplete
Vlera mallit 5,432.71 €