Dogana ka njoftuar se njësitet doganore kanë arritur të parandalojnë kontrabandën në tri raste të ndara.
Fillimisht Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin Farmaceutik –Ministria e Shëndetësisë ka marrë pjesë në kontrollin e një Barnatore në Pejë, ku edhe është gjetur një hapësirë në pjesën e fundit të subjektit e punuar posaçërisht per fshehjen e barnave të kontrabanduara. Asnjë nga barnat e gjetura në ketë hapësirë të fshehur nuk kishin banderola të Republikës së Kosovës.
Gjithashtu një plan veprimi i implementuar në pikë kalimin e Hanit të Elezit ka zbuluar dy tentim kontrbandime. Në rastin e parë në një automjet udhëtaresh në një hapësirë të fshehtë post-fabrikante janë gjetur 45 telefona celular. Në rastin e dytë në një Autobus Udhëtaresh është gjetur një sasi e konsiderueshme e Produkteve Farmaceutike / Hormone per Stimulim te Fekondimit Artificial.
Në të tri raste mallrat janë konfiskuar si dhe ka vazhduar procedura kundërvajtëse. Dogana fton qytetarët që të lajmërojmë rastet e kontrabandës dhe korrupsionit përmes linjave tona të komunikimit pa pagesë 080050095.
-
Në një barnatore në Pejë zbulohet një bunker ku mbaheshin barna të kontrabanduara
-
Zbulohet bunkeri brenda një barnatoreje në Ferizaj, gjenden afro 1200 paketime të barnave pa banderola
-
Kapen mbi 350 lloje medikamentesh të kontrabanduara në barnatoret e Prishtinës
-
Dogana konfiskon numër të madh barnash pa banderola
-
Kapen barna të kontrabanduara të fshehura pas rafteve në një barnatore në Prizren