Dogana e Kosovës, përkatësisht njësitë anti-kontrabandë, kanë konfiskuar 52 mijë franga në pikën kufitare të Dheut të Bardhë.
Mjetet u gjetën në një veturë e cila u zgjodh për kontroll më të detajuar.
“Nga këto mjete 25% respektivisht 13,000.00 CHF i janë përcaktuar si gjobë për mosdeklarim të mjeteve monetare, ndërsa 75% respektivisht 39,000.00 CHF i ndalen për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftim.
Me rastin e zbulimit të mjeteve monetare është njoftuar edhe Prokuroria dhe rasti është duke u trajtuar nga Hetimet.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbi 100 mijë euro të padeklaruara ndalohen në pikën kufitare Dheu i Bardhë
-
Shtetasit rumun i konfiskohen mbi 122 mijë euro të padeklaruara te Dheu i Bardhë
-
Dogana kap mbi 13 mijë euro të padeklaruara në pikëkalimin kufitar në Bërnjak
-
Në një autobus te Dheu i Bardhë konfiskohen afro 65 mijë franga të padeklaruara
-
Doganierët serbë kapin rreth 44 mijë franga në veturën ku ishte edhe një kosovar