Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikëkalimin kufitar të Bërnjakut është ndaluar një automjet, në të cilin është gjetur sasi e konsiderueshme e mjeteve monetare të padeklaruara.
Në njoftim thuhet se pas ndaljes së automjetit, oficerët doganorë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë kryer kontrollin e hollësishëm të automjetit, ku në çantën e drejtuesit janë gjetur 13 mijë e 350 euro të padeklaruara.
“Në përputhje me procedurat 25% e kësaj shume do të konfiskohet, që do të thotë një shumë prej 3,337.50 eurosh. Kjo masë është ndërmarrë si pasojë e shkeljes së rregullave të deklarimit monetar, derisa shuma e mbetur do t’i nënshtrohet një verifikimi të mëtejshëm në lidhje me origjinën e këtyre mjeteve monetare, në bashkëpunim me sektorët kompetentë dhe në koordinim me prokurorinë”, thuhet në komunikatën për media.
-
Dogana zbulon mbi 10 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare në Vërmicë
-
Policia kufitare kap një shtetas të Bosnjës me 15 mijë euro të padeklaruara
-
Dogana e Kosovës zbulon 30 mijë euro të padeklaruara në një veturë në Vërmicë
-
Mbi 100 mijë euro të padeklaruara ndalohen në pikën kufitare Dheu i Bardhë
-
Merdar, zbulohen mbi 63 mijë euro të padeklaruar në një autobus të relacionit Gjermani – Kosovë