Disa punëtorë të sigurimit janë sulmuar me armë zjarri në Lipjan.
Sipas njoftimit nga Policia, punëtorët kanë deklaruar se disa të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.
“Nga njësitë policore janë gjetur dhe sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore disa gëzhoja. Nuk raportohet për të lënduar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.