Një rast nxitjeje e përçarjes dhe mosdurimit është iniciuar nga Policia në jug të Mitrovicës. Sipas Policisë, disa persona e kanë grisur një flamur në sheshin Adem Jashari në Mitrovicë.
E, burime të KosovaPressit kanë thënë se flamuri ishte i Turqisë, i vënë nga një organizatë bamirëse nga Turqia që shtron iftar falas për qytetarët mitrovicas gjatë muajit të Ramazanit.
“Është raportuar se nga persona të panjohur është grisur një flamur. Lidhur me rastin janë duke u marrë njësitë përkatëse policore”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Ambasada marokene në Francë ankohet për djegien e flamurit
-
Flamuri kombëtar shqiptar nxit tensione në protestën në Novi-Sad
-
Rrahje në aeroport, pesë persona në pranga
-
Zyrtarët më të lartë të komunës me shumicë serbe gjobiten për vandalizëm
-
Lirohen të arrestuarit për vandalizëm në Mitrovicë, Policia: Kryetari erdhi me rreth 20 persona