Raportohet se një veturë është djegur gjatë ditës së sotme në rrugën Prishtinë – Drenas.
Kjo ka ndodhur në orët e pasdites në afërsi të fshatit Korroticë, të Komunës së Drenasit.
KTV-ja ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
Mësohet se zjarrëfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, derisa nuk raportohet për të lënduar.