Një veturë është djegur në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri të Mitrovicës në orët e para të mëngjesit të së enjtes.
Sipas njoftimit në raportin 24-orësh të Policisë, njësitet policore dhe ato të zjarrfikësve iu janë përgjigjur rastit.
“Zjarri është lokalizuar ndërsa hetime të tjera lidhur me incidentin janë në proces nga njësitet kompetente”, thuhet në njoftim.