Dy vetura janë djegur në Mitrovicë të Veriut të shtunën.
Fillimisht është djegur njëra e më pas zjarri ka kaluar edhe në veturën tjetër. Të dyja ishin me targa serbe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia ka thënë se nuk ka të dyshuar për momentin, por se rastin e ka iniciuar si “zjarrvënie”.
“Sot me date 01.06.2024 rreth orës 02;25 ne rr. Kral Petri Veri Mitrovicë veturën e tipit Skoda Octavia ngjyrë e kuqe me targa serbe ishte përfshirë komplet nga zjarri dhe ky zjarr e ka kapluar edhe veturën e tipit Mercedes C clas ngjyrë e zezë me targa serbe. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit që e kanë lokalizuar zjarrin. Eksperti i zjarrit dhe hetuesi kujdestar ku e ka njoftur prokurorin kujdestar i cili ka udhëzuar që rasti të inicohet ‘zjarrëvënie’, ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë për veri, Veton Elshani.
Në veri të vendit edhe në të kaluarën janë regjistruar raste të djegieve të makinave dhe pronave.
