Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Digjet një veturë në autostradën “Arbën Xhaferi”

Një veturë është përfshirë nga flakët në autostradën për Shkup, “Arbën Xhaferi”.

Ngjarja ka ndodhur diku në mes të Babushit e Gadimes, ndërsa pamjet që vijnë nga lexuesit tanë prej atje tregojnë se vetura e paidentifikueshme është tërësisht në flakë.

Dëshmitarët flasin për lëndime të njerëzve, por tash për tash Koha.net nuk ka mundur ta verifikojë një gjë të tillë.