Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Digjet një veturë afër Bibliotekës Kombëtare

Një veturë e tipit Mecedes është djegur në parkingun e Fakultetit të Kimisë në kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Dëshmitarët e rastit tregojnë se derisa vetura mori flakë nuk kishte njerëz për rreth, raporton KTV. Thonë se menjëherë kanë reaguar me bombola për fikje të zjarrit dhe pak minuta më vonë në vend të ngjarjes kanë arritur policia dhe zjarrfikësit duke e vënë situatën nën kontroll.

Pronari i veturës, Hodë Morina nga Malisheva tregon se veturën me vit prodhimi 1985, e kishte lënë në parking të kampusit derisa kishte për të kryer punë jashtë Universitetit. Ai tregon se nuk kishe pasur ndonjë problem me veturën e tij më parë dhe nuk e di arsyen e mundshme që mund të ketë shkaktuar zjarrin, transmeton KTV.

Shefi i departamentit të Kimisë, Ismet Hashani ka deklaruar se lejimi i veturave në parking të universitetit është vetëm për staf të departamentin dhe vetura është lënë pa lejen e tyre. Andaj ka bërë apel për respektim të këtij vendimi.