Një person ka vdekur në qytetin e Deçanit, pasi thuhet se është djegur (karbonizuar), pas përfshirjes së shtëpisë nga zjarri.
Policia i ka thënë KOHËS se rasti ka ndodhur të premten në ora 06:35, në fshatin Lloqan-Deçan.
“Me të marrë informatën Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend ngjarje, dhe gjatë intervenimit nga zjarrfikësit është vërejtur se një person është brenda i djegur (karbonizuar), vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor”, thuhet në njoftimin policor.
Në vend të ngjarjes thuhet se kanë dalë njësitet kompetente dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Rasti po cilësohet si ‘hetim i vdekjes’.
Për rastin ka reaguar edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, duke shkruar se lajmi për vdekjen e personit është i rëndë dhe pikëllues.
-
Dyshohet për vrasje aksidentale mes familjarëve në Strellc të Deçanit
-
Vdes një person në një vetaksident në Lloqan të Deçanit
-
Vdiq një punëtor në Deçan, rasti po hetohet
-
Vdiq një person në Llaushë të Skenderajt, dyshohet se humbi jetën nga zjarri
-
82-vjeçari vdiq pasi u dogj brenda veturës në Suharekë