Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Digjet një supermarket në Klinë, shumë afër pompës së benzinës

Mëngjesin e sotëm Klina është mbuluar nga tymi.

Supermarketi "ETC" që gjendet në këtë qytet është kapluar nga flakët.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se të gjitha njësitet janë në vendin e ngjarjes, ndërsa ka shtuar se është shumë herët për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

“Sot rreth orës 6:30 të mëngjesit policia është njoftuar se zjarri e ka kapluar qendrën tregtare ETC në Klinë. Ka dalë në vendngjarje, zjarrfikësit janë aty. Nuk ka persona të lënduar. Nuk e di a është ndalë zjarri ende”, ka thënë Gashi.

Shumë afër me marketin, gjendet edhe pompa e benzinës. 

Edhe Flakët kaplojnë qendrën “ETC” në Klinë, një zjarrfikës kërkoi ndihmë mjekësore LAJMET E MBRËMJES Flakët kaplojnë qendrën “ETC” në Klinë, një zjarrfikës kërkoi ndihmë mjekësore

VIDEO: