Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Digjet një fabrikë në Drenas

Një fabrikë e plastikës në Negroc të Drenasit është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit.

Policia e Kosovës ka thënë për portalin Koha.net se njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar shkaqet e djegies.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sot rreth orës 03:25 kemi marrë informacionin për djegien e fabrikës. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Njësitet policore po vazhdojnë të hetojnë shkaqet e djegies”, ka thënë Flora Ahmeti, nga zyra për informim në Policinë e Kosovës.

Pronari i fabrikës, Gani Krasniqi ka thënë për KTV-në se shkaqet e zjarrit janë problemet me rrymë.