Shfrytëzimi i vijës bregdetare është bërë shkak për një tjetër konflikt në jug të vendit.
Mësohet se mbrëmjen e djeshme rreth orës 01:30 në Drimadhë, janë djegur 60 shezlonge të një biznesi të vogël që operon në këtë plazh.
Burime për Abcnews bëjnë me dije se djegia ka qenë e qëllimshme dhe se shkak mund të jetë bërë një konflikt i mëparshëm midis bizneseve për shfrytëzimin e vijës bregdetare në këtë zonë.
Të dielën në Velipojë konflikti për shezlongët mes pronarëve të bizneseve, u përshkallëzua në përplasje me armë ku mbetën të vdekur katër persona, ndërsa dy të tjerë u plagosën. /Abc
Artikuj të ngjashëm
-
Kryetarja e Vlorës: S’ka më shezlongë 20 euro, maksimumi 700 lekë
-
Dhjetë persona asfiksohen në Shtime, s’dihet arsyeja pse shpërtheu zjarri
-
Situata alarmante me zjarre në Shqipëri, bëhet thirrje urgjente për evakuim
-
Situatë e rëndë me zjarre në Shqipëri, dyshohet edhe për një të vdekur
-
Zjarri në deponinë e Sferkës nuk shuhet as pas të reshurave