Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dhunon të miturën, rasti shkon në Apel

Një person me inicialet R.A. ka përdorur forcën dhe kanosjen për të detyruar të miturën A.L. të kryejë marrëdhënie seksuale me të, pa pëlqimin e saj.

Sipas një njoftimi nga Prokuroria Themelore në Gjilan, i dyshuari ka goditur viktimën në pjesë të ndryshme të trupit me ç’rast viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Gjilanit dhe më pas në QKUK.

“Për këtë çështje, Prokurori i rastit, nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ndaj të dyshuarit, ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve dhe ka ushtruar kërkesën për caktimin e paraburgimit, në gjykatën kompetente në Gjilan, për shkak të veprës penale ‘dhunimi’, e cila është e sanksionuar në nenin 230 paragrafi 4 nën paragrafi 4.3 lidhur me paragrafin 1 dhe 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit, Departamenti i Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Gjilan, e ka refuzuar si të pabazuar, prandaj Prokuroria Themelore në Gjilan, kundër këtij aktvendimi të gjykatës, brenda afatit ligjor ka paraqitur ankesë, në gjykatën e shkallës së dytë – Gjykatën e Apelit në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Artikuj të ngjashëm