Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dhunë fizike ndaj gruas edhe në Klinë e Gjakovë

Rastet e dhunës ndaj gruas nuk kanë të ndalur.

Në Klinë, është arrestuar një burrë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas, të cilës edhe i ka shkaktuar lëndime trupore.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Koha.net.

Ndërkaq edhe në Gjakovë, mbrëmë është arrestuar një burrë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjakovë, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, raporton policia e Kosovës.