Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dhunë familjare në Suharekë

Gjatë ditës së sotme Policia e Suharekës e ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në fshatin Gjinoc në një shtëpi është duke u ushtruar dhunë familjare.

Për shkak të lëndimeve, një viktime i është ofruar ndihmë mjekësore në Urgjencën e Suharekës e më pas në Spitalin Rajonal në Prizren.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkaq, me të arritur në vendin e ngjarjes, policia ka nisur me hetimin e rastit .

Gjatë intervistave është arritur deri tek informacioni se i dyshuari është në posedim të armëve. Pasi që disa nga armët klasifikohen si luftarake është informuar ekipi i de minimit të FSK-së dhe KFOR-it amerikan të cilët i kanë marrë me vete 6 granata dore; një minë tromblonike; 120 fishekë 7.9mm.

Po ashtu për shkaqe sigurie janë sekuestruar edhe dy pushkë gjahu të cilat kishin leje.

Pas intervistës, është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët nën masën e arrestit policor.