Sot rreth orës 14:30, policia ka marrë informatën se në afërsi të Parkut të qytetit, saktësisht në rrugën “ HalilAlidema” në Prishtinë, një banesë është përfshirë nga zjarri.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore, zjarrfikësit si dhe ekipet mjekësore.
Zjarri është lokalizuar shpejtë nga ana e zjarrfikësve, raportohet vetëm dëme materiale.
Aktualisht policia është duke bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes.
Zjarr në dy banesa te Parku i Qytetit në Prishtinë
Policia dhe zjarrfikësit janë thirrur sot në orën 14:30 në afërsi të Parkut të Qytetit në Prishtinë shkaku i raporteve për një zjarr që kishte përfshirë dy banesa.
Edhe
Detajet e policisë për djegien e një banese në Prishtinë
Banorët janë evakuuar nga këto banesa në rrugën “Halil Alidema” dhe askush nuk është lënduar.
Shkaktar i zjarrit raportohet se ishte rryma.