[E plotësuar] 12:23 - Fehmi Salihu, punëtor i termocentralit “Kosova A” ka vdekur mbrëmë, në vendin e tij të punës.
Sindikata e punëtorëve ka bërë të ditur për KTV-në se ai ka humbur jetën pasi ka rënë nga 30 metra lartësi derisa ishte duke punuar në një makineri, brenda objektit të Termocentralit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI ndjeri ishte 56 -vjeçar nga Fshati Keqekollë i Prishtinës. Sipas kryetarit të Sindikatës së Re të KEK-ut, Rafet Osmani, kjo ka ndodhur si pasojë e mungesës së sigurisë në punë.
Policia e Kosovës po e konsideron rastin si vdekje e dyshimtë derisa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Siguria e punëtorëve në vend të punës vazhdon të jetë e ulët, veçanërisht e atyre në sektorin e ndërtimit. Rreth 15 raste të vdekjeve në vend të punës janë shënuar vetëm gjatë vitit 2017.
Policia jep detaje nga vdekja në KEK, punëtori ra nga lartësia
[E plotësuar] 11:02 - Vdekje të dyshimtë e ka kategorizuar Policia e Kosovës rastin që ka ndodhur në Korporatën Energjetike të Kosovës.
Policia, në raportin e vet 24 orësh, thotë se ngjarja ka ndodhur në minutat e para të 3 shkurtit.
“Obiliq 03.02.2018-00:01. Raportohet se viktima mashkull shqiptar gjersa ka qenë duke punuar, aksidentalisht ka rënë nga lartësia me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion”, thuhet në raportin e PK-së, përcjell Koha.net.
Vdes në vendin e punës një punëtor i KEK-ut
Një punëtor i KEK-ut, ka vdekur në vendin e tij të punës, njofton Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës.
Siç bëhet me dije në komunikatë, fjala është për F. Salihu i cili ka ndërruar jetë mbrëmë në orën 23 e 50 minuta, derisa ishte duke u punuar në ndërrimin e tretë.
“Të nderuar kolegë punëtor të KEK-ut më dhimbje të thellë ju njoftojmë se mbrëmë në ndërrimin e tretë përkatësisht në ora 23 e 50 humbi jetën punëtori në TCA F. Salihu. I ndjeri humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës në punë. Ngushëllime familjes Salihu, ngushëllime kolegëve”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Re të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Koha.net ka kontaktuar me drejtorin menaxhues të KEK-ut, Arben Gjuka, i cili ka konfirmuar rastin. Ai ka thënë se janë ende duke mbledhur informata se si ka ndodhur rasti, dhe se do të njoftojnë për detaje tjera.