Një grua është dërguar për ekzaminim psikiatrik pasi që ka sulmuar fizikisht një burrë në Prizren. Sipas Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të enjten dhe po trajtohet si lëndim i lehtë trupor e dhunë në familje.
Nuk është bërë e ditur se çfarë janë në mes vete viktima dhe e dyshuara.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit dërgohet në repartin psikiatrik për ekzaminim mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
E sulmoi me thikë, e dyshuara dërgohet në psikiatri pastaj në mbajtje
-
Dyshohet se e rrahu një grua, arrestohet shtetasi turk në Prizren
-
Raportohet për një rast dhunimi në Prizren, viktima dërgohet për ekzaminime gjinekologjike
-
Shtërpcë, dërgohet për trajtim psikiatrik jashtë vendit i dyshuari që rrahu gruan e tij
-
Policia në kërkim të burrit që rrahu një djalë të mitur në Prizren