Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shtërpcë, dërgohet për trajtim psikiatrik jashtë vendit i dyshuari që rrahu gruan e tij

Një grua nga Shtërpca ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nja bashkëshorti i saj, i cili thuhet se ka probleme psikike.

Rasti po hetohet si dhunë në familje dhe lëndim i lehtë trupor, ndërkohë që i dyshuari thuhet se është dërguar për trajtim psikiatrik jashtë vendit.

“Shtërpcë / 05.02.2024- 16:30. Ankuesja kosovare ka raportuar se, bashkëshorti i saj dyshuari kosovar – me probleme psikike, e ka sulmuar fizikisht. Viktima dhe i dyshuari janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare ku kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar për trajtim psikiatrik jashtë vendit”, thuhet në raportin e Policisë. Lidhur me rastin thuhet se është njoftuar prokurori.