Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka njoftuar se mbrëmjen e së shtunës ka pësuar një aksident trafiku me familjen e tij. Ai ka thënë se vozitësi që e kishte goditur është i nacionalitetit serb dhe ka qenë nën ndikim të alkoolit.
“Vetura Renault që ishte pronë e një serbi, kishte marrë kahjen e kundërt në rrethrotullim, dhe pasi erdh policia e trafikut dhe ja bëri vozitësit testin e alkoolit doli të ishte nën ndikimin e tij. Megjithëse në fillim nuk doja ta bëj publike këtë aksident, e mendova që dikujt mund ti shërbejë si mësim. Vozitja nën ndikimin e alkoolit mund të sjell fatalitet, në këtë rast mund të ju duket se po vozitni në kahjen e duhur por përfundoni në atë të gabuar dhe mund të merni jetë njerëzish”, ka shkruar ai në Facebook.
Korenica ka bërë me dije se shpejtësia e vozitjes ishte e ulët.
Mbrëmë, unë dhe familja pësuam një aksident të vogël përderisa ishim në kthim për në banesë. Vetura Renault që ishte...
Posted by Visar Korenica on Sunday, June 6, 2021
Gjatë së dielës kanë vdekur pesë persona në dy aksidente të ndryshme në vend. Në Koshare të Ferizajt kanë vdekur katër persona dhe dy janë lënduar në një aksident tragjik, ndërsa një person ka vdekur në rrugën Prishtinë-Pejë në një vetaksident.