Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salinaji, ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar në lidhje me hetimet për dosjen e pagëzuar si “Babalja”.
Prokuroria e Krimeve të Rënda tregoi se deputeti demokrat Salianji është në hetim për akuzën e kallëzimit të rremë, shkruan sot “Shqip”
Akuza është ngritur në lidhje me audiopërgjimin e Albert Veliut dhe Agron Xhafës, vëllait të ministrit të Brendshëm, por që më pas, sipas hetimeve, rezultoi se bashkëbiseduesi i Veliut nuk ishte Agron Xhafaj, por Fredi Alizoti, një aktor që kishte imituar zërin e Agronit, kundrejt një shpërblimi prej 200 mijë eurosh.
Sot është ftuar për tu paraqitur në Prokurori për dy çështjen “Xhisiela” kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Basha është thirrur në prokurorinë e Tiranës në orën 12, pas procedimit të nisur për shpërdorim detyre të ish-oficerit Emiljano Nuhu në çështjen “ Xhisiela”. Prokuroria e Tiranës u shndërrua në institucionin pritës të padive të ndërsjellta me deklarata politike mes maxhorancës e opozitës për çështjen Xhisiela.
-
Prokuroria kërkon për ish deputetin e PD-së, Ervin Salianjin 3 vjet shërbim prove në lidhje me rastin “Babale”
-
Deputeti Salianji dy orë te Krimet e Rënda: Videon e kunatit të ‘Babales’ ma dha Florenc Hoxha
-
Basha merret në pyetje në Prokurori për rastin “Xhisiela”
-
Tre zyrtarë të PD-së thirren në gjykatë rreth audiopërgjimit të Xhafajt
-
Vëllai i ministrit Xhafa kallëzon penalisht tre përfaqësues të PD-së