Në Shqipëri, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka bërë mbrëmjen e së hënës kallëzim penal ndaj tre përfaqësuesve demokratë, Enkelejd Alibeaj, deputet, Ervin Salianji deputet, dhe Gazmend Bardhi, ekspert ligjor pranë PD, të cilët më herët gjatë ditës publikuan regjistrimin audio të një bisede që sipas tyre ishte zhvilluar mes tij dhe një ish të dënuari për trafik droge.
Siç raporton Zëri i Amerikës, Agron Xhafaj ka kërkuar procedimin penal ndaj tyre për veprën “Kallëzim i rremë”. Sipas tij, audio-përgjimi është “i rremë, i konsumuar nëpërmjet sajesës dhe manipulimit të provave”.
Partia Demokratike tha të hënën se biseda kishte qenë objekt i një përgjimi ambiental, pa shpjeguar se si ajo kishte arritur ta shtinte në dorë, ndërsa më vonë, në intervista në media, përfaqësuesit demokratë saktësuan vetëm se ajo ishte zhvilluar në kohën që zoti Xhafaj ishte në detyrën e ministrit të Brendshëm. Ndonëse nga pjesa audio e publikuar, kuptohet vetëm se personi që bisedon me vëllanë e ministrit i kërkon atij një favor, dhe se ky i fundit e drejton për te një shoku i tij, duke i përsëritur disa herë që të mos i “bjerë më në qafë” dhe se kjo do të ishte “hera e fundit”, demokratët shpjeguan se bëhet fjalë për një njeri i cili në të kaluarën kishte bashkëpunuar me Agron Xhafën në trafikun e drogës. Sipas demokratëve nderi që ai i ka kërkuar, ka qenë që t’i “siguronte një ngarkesë me marijuanë dh eta punësonte si skafist për të bërë një rrugë, pasi kishte mbetur pa para”, shpjegohej në materialin e shpërndarë nga PD, por që vëllai i ministrit e konsideron të rremë.
-
Ish-deputeti i PD-së Salianji dënohet me 1 vit burg për “Kallëzim të rremë”
-
Prokuroria kërkon për ish deputetin e PD-së, Ervin Salianjin 3 vjet shërbim prove në lidhje me rastin “Babale”
-
Deputeti i OD-së Salianji në Prokurori për kallëzim të rremë
-
Tre zyrtarë të PD-së thirren në gjykatë rreth audiopërgjimit të Xhafajt
-
PD publikon atë që thotë se është biseda e vëllait të ministrit Xhafaj me një trafikant