Prokuroria ka kërkuar sot 1 vit e 6 muaj pezullim nga funksionet politike dhe 3 vite shërbim prove për ish-deputetin e PD-së Ervin Salianji. Ish-deputeti i PD është paditur për audio-përgjimin për çështjen “Babalaja”, ku u fajësua për trafik droge vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Xhafaj, Agron Xhafaj, shkruan Koha Jonë.
Prokurori Kol Hysenaj ka kërkuar dënimin me 3 vite e 6 muaj burg për Albert Veliun, i cili akuzohet për “Kallëzim i rremë” dhe “Kalim të paligjshëm të kufirit”, ndërsa për Fredi Alizotin, 3 vite burg. Ndërkohë për gazetarin Jetmir Olldashin 200 orë pune publike të detyruara.
Prokurori Hysenaj tha gjatë seancës se rezultoi e provuar se këta persona kanë bërë kallëzim të rremë të kryer në bashkëpunim, ndërsa kërkoi shpalljen e tyre të fajshëm. Sipas organit të akuzës, regjistrimet e publikuara, ku flitej për pazare droge, nuk janë origjinale. “Nuk janë origjinale regjistrimet e publikuara. Në bisedën e 2 dëgjohet një zë i një burri të dytë. Kampioni i zërit të emërtuar ‘Agroni’ është i një cilësie të dobët. Ky zë nuk është i Agron Xhafajt. Salianji ka bërë kontaktin mes Albert Veliut dhe Jetmir Olldashit.”, mësohet të ketë thënë prokurori i çështjes.
-
Deputeti i PD-së refuzon propozimin e partisë për ngujim, dorëzohet për ta mbajtur burgun
-
Apeli lë në fuqi dënimin me një vit burgim për deputetin e PD-së
-
Ish-deputeti i PD-së Salianji dënohet me 1 vit burg për “Kallëzim të rremë”
-
“Marrëveshja” mes policit viktimë dhe aktivistit të VV-së që akuzohet për huliganizëm
-
Prokuroria italiane kërkon 6 vjet burgim për ish-ministrin e Brendshëm