Deputeti i Partisë Demokratike në Shqipëri, Ervin Salianji, të premten ka vendosur të dorëzohet për ta mbajtur burgun dhe ta refuzojë propozimin e partisë për ngujim brenda selisë.
Gjykata e Apelit të enjten e la në fuqi dënimin me një vit burg për Salianjin. Deputeti i PD-së u dënua për “kallëzim të rremë” për rastin e audio-përgjimit ku pretendohej se vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.
Shefi i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, më herët gjatë ditës së sotme bëri të ditur se Salianji e refuzoi propozimin që të ngujohet brenda selisë së partisë në Tiranë.
Gjatë konferencës për media ditën e djeshme, Salianji e ka quajtur vendim politik të orkestruar nga kryeministri Edi Rama. Ai do ta vuajë dënimin në burgun e Fierit.
Çështja ndaj deputetit demokrat, njihet edhe si çështja "Babale" dhe lidhet me një audio-përgjim të publikuar në maj të vitit 2018 nga Partia Demokratike, në të cilin pretendohej se vëllai i ish-ministrit Xhafaj, bisedonte me një person tjetër me të cilin pajtohej për trafikim të drogës.
Audio-përgjimi u cilësua nga Prokuroria si i sajuar. Ndërsa gjykata e shkallës së parë e dënoi deputetin me një vit burgim.
-
Apeli lë në fuqi dënimin me një vit burgim për deputetin e PD-së
-
Kuvendi i Shqipërisë “në zjarr”, protesta jashtë e tensione brenda
-
Opozitarët kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë Rama dhe shpërndarjen e Kuvendit
-
“BE-ja mbyll sytë derisa perandoria shqiptare e drogës kërcënon Evropën”
-
Gara për Tiranën më 9 nëntor, Binaj kandidat i pavarur