Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dënohet shqiptari në Britani, ishte “koka” e trafikut të kokainës

Një çift shqiptarësh janë dënuar me 13 vjet burg në total në Londër, pasi akuzohen për shitje kokaine.

Sipas Shekullit, bëhet fjalë për shtetasit Latif Lito, 35 vjeç, me origjinë shqiptare, dhe Ghenadie Borta, 34 vjeç, që u arrestuan më 2 gusht 2017, pas një hetimi nga Agjencia Kombëtare e Krimit dhe Policia e Krimit të Organizuar të Policisë Met (OCP).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mediat britanike raportojnë se çifti u kap në Parkun e Pishave Jack Cornwell Street në Lindje të Londrës, ku Borta kishte një çantë shpine me 6 kg kokainë, të cilën do t’ia dorëzonte Litos.

Droga do të kapte një vlerë prej 600 mijë paundësh në tregun e pakicës, pasi ekzaminimi mjeko-ligjor zbuloi se ajo ishte 91 për qind e pastër.

Uniformat blu zbuluan në furgonin e Bortit një vend të fshehtë të ndërtuar posaçërisht për lëndën narkotike në derën e pasagjerëve dhe që ishte përdorur për transport droge.

Matthew McMillan nga Partneriteti i Krimit të Organizuar, tha se “kriminelët e organizuar të përfshirë në shpërndarjen e drogës, janë mbështetur shumë tek korrierët si Lito dhe Borta, kështu që ata ishin pjesë kyçe e një zinxhiri të gjatë”.