Janë dënuar me 43 vite burg anëtarët e një bande kriminale shqiptare, të cilët trafikonin lëndë narkotike në Britani.
Shtetasit në fjalë u arrestuan në më 27 prill 2017 teksa po dërgonin 9 kg kokainë në një parkim në zonën Brentford. Grupi e fshihte kokainën në thellësitë e makinave dhe vepronte në Londër dhe Anglinë jugore, raporton policia britanike.
Udhëheqësi i grupit ishte shqiptari Lulëzim Zefi, 36 vjeç, i cili përdorte korrierë profesionistë për të transportuar drogën. Droga e sekuestruar nga policia kapt vlerën e 720.000 stërlinave.
Kreu i grupit, Lulëzim Zefi u dënua me 12 vite burgim, Valentin Malocaj me 8, Valon Bajgora me 2 vjet e 8 muaj burgim, Gjergji Marku me 6, Ramadan Doçi 6, Admir Simeqi me 6, Admir Bici 2 vite e 8 muaj dhe Kamel Safieddine me 1 vit e 9 muaj burgim.
-
Dënohen me mbi 86 vjet burgim 16 shqiptarë që shisnin drogë në Britani
-
Burgosen për shumë vite 12 anëtarët e bandës shqiptare të kokainës në Londër
-
Pjesë e bandës së dënuar për drogë në Britani, edhe dy shqiptarë
-
U kapën me 81 kg kokainë, dënohen dy shqiptarë në Britani
-
Burg shqiptarëve në Britani për kokainën me vlerë 4 milionë funte